Miks sallatash
Posted On 24/12/2017
0

Një sallatë është pjata që nuk duhet ti mungojë asnjëherë tavolinës suaj. Receta më poshtë ju propozon sesi të kombinoni me njëra tjetrën një sërë produktesh të shijshme dhe plot vlera ushqyese.
- oriz
- 4 kokrra luleshtrydhe
- 1/2 kokërr portokall
- 1/4 kokërr shegë
- vaj ulliri
- uthull balsamike
- 1 thelpi hudhër
Përgatitja
1
Në një tigan të thellë me ujë të valuar shtoni orizin. Pasi të ketë zierë i shtoni në një enë ku keni vendosur më parë rukola dhe sallatë jeshile.
2
Sipër i shtoni luleshtrydhet e prera imët, portokallin, shegët, vajin e ullirit, uthull balsamike dhe hudhrat. I përzieni mirë dhe shijojeni!