Davos, Rama takon sërisht Vuçiçin: Bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe dialogu mes Serbisë e Kosovës
Posted On 26/01/2018
0

Pas një takimi informal ditën e parë të Forumit të Davosit mes kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandar Vuçiç, dje të dy personalitetet kane zhvilluar takimin e tyre zyrtar.
Sikurse shkruan vetë zoti Rama rreth këtij takimi në Fejsbuk, ata kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës.
Një ditë më para duke folur për mediat serbe zoti Rama ka shprehur dëshirën që Shqipëria dhe Serbia të hynë në BE sëbashku me presupozimin që Serbia të njohi Kosovën.