Shqipëria, një nga vendet ku burgjet janë të tejmbushura, kryeson në rajon për numrin e të dënuarve
Posted On 31/01/2018
0

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara, të paktën në Europë, sipas treguesve ndërkombëtarë, por edhe ku ndëshkueshmëria është e ulët. Jo më kot, në qendër të debatit vitin e fundit ka qenë reforma në drejtësi, e cila nuk ka filluar ende zbatimin e plotë.
E megjithatë, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas World Prison Brief (WPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.