Zhduket në Irlandë 17-vjeçarja shqiptare

Olta Dodaj, 17 vjeç, me origjinë shqiptare, prej 4 ditësh rezulton e zhdukur në qytetin Kildare të Irlandës.
Mediat vendase shkruajnë se vajza është zhdukur në rrethana misterioze nga banesa që prej ditës së mërkurë dhe familjarët nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.
17-vjeçarja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Neëbridge.
Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí është vënë në kërkim të gjetjes së vajzës dhe ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë.
Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.