Amerika, faktor destabiliteti dhe pasigurie në rajon

Avatar novinar | Januar 11, 2019


Kështu është shprehur Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria ka thënë: Ata nuk sjellin siguri për askënd. Donald Trump më 19 dhjetor 2018, njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Ky vendim tregon dështimin e politikave të Amerikës në Siri, e cila në 7 vitet e kaluara nuk ka kursyer asnjë ndihmë për terroristët. Ministri i jashtëm i RII z. Muhamed Xhevad Zarif të mërkurën bëri thirrje për tërheqjen e shpejtë të forcave amerikane nga Siria. Do të jetë më mirë për popullin sirian, nëse amerikanët largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur, u tha Zarif gazetarëve në margjinat e Dialogut Raisina, të mbajtur në Nju Delhi. Ministri i jashtëm iranian është në Indi për të marrë pjesë në Raisina Dialog, që është një konferencë multilaterale që mbahet çdo vit në Nju Delhi. Zarif tha se amerikanët nuk ofruan siguri për askënd. Tre javë më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump i njoftoi botës se ai kishte vendosur të tërhiqte trupat amerikane të vendosura në Sirinë veriore. Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur faktin se SHBA ka shpenzuar 7,000 miliardë dollarë në rajon dhe nuk ka fituar asgjë në këmbim përveç mijëra ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur, si dhe një prirje në rritje të terrorizmit. Ai beson se paratë e SHBA duhet të shpenzohen brenda vendit. Trump thotë se paratë e SHBA duhet të përdoren për të frenuar rritjen e rivalëve, domethënë Kinës, Rusisë dhe Evropës.  Demokratët dhe një pjesë e republikanëve e kundërshtuan tërheqjen e Trump dhe ata nuk pajtohen me vendimin e presidentit të SHBA për të tërhequr menjëherë ushtrinë amerikane. Ata shqetësohen se ndikimet ruse, kineze dhe iraniane mund të rriten dhe Tel Avivi, Riadi dhe aleatë të tjerë të SHBA mund të dobësohen. Mirëpo këshilltari i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton ka thënë se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane. Zoti Bolton, gjatë një vizite në regjimin sionist për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave, por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e John Bolton ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërheqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh. Këshilltari Bolton tha Donald Trump “do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar grupit terrorist ISIS që në të kaluarën e kishte konsideruar Raqqa-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet në Siri dhe Irak. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor