page contents

Daçiç paralajmëron NATO-n: Serbia do të ndërhyjë në Mitrovicë nëse sulmohen serbët

Avatar novinar | Mart 14, 2019


“Të gjithë e dinë mirë se askush nuk duhet të luaj me zjarrin dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë”, u tha Daçiç gazetarëve në përgjigje të pyetjeve rreth raporteve se autoritetet kosovare kanë planifikuar që të mësyjnë në kompleksin e minierës së Trepçës. Daçiç u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë Serbinë. Sa i përket operacionit të raportuar të policisë së Kosovës në pjesën veriore, e banuar kryesisht nga serbët dhe e quajtur “unaza e çelikut”, Daçiç tha se Serbia ka paralajmëruar KFOR-n dhe NATO-n se do të ndërhyjë nëse serbët sulmohen në Kosovë. “Serbia nuk do të lejojë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sigurisht, nuk do të lejojmë një sulm (mbi serbët) kudo në Kosovë – por veriu është obsesioni i tyre”, tha kryediplomati serb.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor