page contents

Edhe Trump urdhëron uljen në tokë të Boeing Co 737 MAX 8 dhe MAX 9

Avatar novinar | Mart 15, 2019


“Ne do të lëshojmë një urdhër emergjence për ndalimin e të gjitha fluturimeve të 737 MAX 8 dhe 737 MAX 9 dhe avionëve të lidhur me atë linjë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Administrata Federale e Aviacionit mbajti takime urgjente të mërkurën mbi çështjen, pasi Kanadaja njoftoi se ajo ishte vendi i fundit i madh që do të ndalë fluturimin e këtyre avionëve, pas dy aksidenteve fatale që nga tetori. United Airlines, American Airlines dhe Southwest Airlines Co, të gjitha fluturojnë me versionet e 737 MAX. Boeing tha se mbështet veprimin për të ulur përkohësisht në tokë avionët 737 Max. “FAA është e përgatitur të bëjë një njoftim shumë të shkurtër lidhur me informacionet e reja dhe provat fizike që kemi marrë nga vendi dhe nga vende të tjera, dhe përmes disa ankesave të tjera,” tha Trump.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor