page contents

Fillon faza finale e operacionit të forcave kurde për çlirimin e bastionit të fundit të ISIS në lindje të Eufratit

Avatar novinar | Mart 13, 2019


Mostafa Bali, drejtori i qendrës informative të forcave kurde të Sirisë, në një prononcim para gazetarëve, ka deklaruar: “Faza përfundimtare e operacioneve ushtarake për çlirimin e qytezës Baghuz në lindje të Eufratit filloi ditën e diele dhe forcat tona kanë hyrë në luftime me terroristët e ISIS dhe sulmet ajrore kanë goditur depot e armatimeve të terroristëve të ISIS në Al-Baghuz”.

Prania e terroristëve të grupit ISIS aktualisht është vendosur në rajonet rreth një kampi të krijuar mes tokave bujqësore që ndodhen në brigjet lindore të lumit Eufrat dhe ata në këtë rajon janë të rrethuar nga forcat kurde të Sirisë të cilat kanë arritur ta marrin nën kontroll vetëm një pjesë të vogël të tij.

Me rifillimin e operacioneve për çlirimin e qytezës Al-Baghuz, aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra mes terroristëve dhe forcave kurde të Sirisë që mbështeten me sulmet ajrore të koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor