page contents

Forcat speciale irakiane vendosen në Kirkuk, pas ngritjes së flamurit kurd

Avatar novinar | Januar 12, 2019


Stacionimi i trupave irakiane të enjten erdhi dy ditë pasi mbështetësit e Bashkimit Patriotik të Kurdistanit të Presidentit irakian Barham Saleh mbajtën një tubim në qytet, duke valëvitur flamuj kurdë dhe ngritën një prej tyre mbi selinë e kësaj partie. Demonstrata u shpërnda nga forcat irakiane të sigurisë, ndërsa kryeministri irakian Adel Abdel Mahdi foli me telefon me Presidentin Saleh, i cili ishte në një vizitë në Katar, duke u ankuar se ngritja e flamurit kurd mbi selinë e partisë në Kirkuk ishte “një shkelje e kushtetutës. ” Guvernatori i Kirkukut, Said al Xhaburi të mërkurën i bëri thirrje Bagdadit të dërgojë trupat speciale në qytet në mënyrë që të zbusë tensionet.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor