page contents

Golan: Paralajmërimi serioz i Sirisë për Izraelin

Avatar novinar | Mart 14, 2019


” Kryeredaktori i gazetës Rai Al-Youm, Abdel Bari Atwan shkruan se “pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dështoi të krijojë një zonë tampon në jug të Sirisë dhe të formojë një grup të vogël të përbërë nga elementë të disa grupeve terroriste të armatosura kundërshtare të qeverisë siriane “, ai u kthye nga senatori republikan Lindsey Graham, i afërt me Presidentin amerikan Donald Trump, me shpresën që ta shtyjë atë të miratojë një rezolutë që njeh sovranitetin izraelit mbi lartësitë e okupuara të Golanit (1,200 km²). Senatori Graham, i cili vizitoi lartësitë e pushtuara të Golanit me Netanjahun dhe ambasadorin e SHBA në Tel Aviv, David Friedman, premtoi të hënën se kur të kthehet në Uashington, do ta bindë Presidentin Trump që të urdhërojë miratimin e një rezolute që njeh aneksimin e Golanit të pushtuar nga Izraeli. Netanjahu së shpejti do të udhëtojë në Uashington për të marrë pjesë në konferencën e organizatës AIPAC, e cila drejton lobin izraelit në SHBA dhe mban konferencën e saj vjetore më 26 mars. Netanjahu pritet të takojë Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i kërkojë atij që SHBA të njohë aneksimin e Golanit nga Izraeli. Ky veprim do të ketë një avantazh zgjedhor për Benjamin Netanjahun dhe mund të rrisë shanset e tij për sukses në zgjedhjet legjislative të 4 prillit. Ministria e Jashtme e Sirisë publikoi një deklaratë në të cilën dënoi premtimet e Graham, duke thënë se ato reflektojnë arrogancën amerikane në formën e saj më të keqe. Megjithatë, reagimi më i rëndësishëm u kristalizua në mesazhin indirekt të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë. Në letrën e tij dërguar Kristin Lund, Shef i Misionit të Kombeve të Bashkuara për Mbikëqyrjen e Armëpushimit në Golan, zëvendësministri i jashtëm sirian Fejsal Mekdad paralajmëroi se Siria nuk do të nguronte të përdorte forcën për të çliruar Golanin e okupuar, nëse forcat izraelite nuk tërhiqen. Martin Indyk, zëvendëssekretari i DASH dhe ish ambasadori amerikan në Tel Aviv, shkroi në një postim se “Golani është një territor sirian dhe ata që kërcënojnë ta aneksojnë atë po luajnë me zjarrin. Pesë ish-kryeministra izraelitë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u tërhequr nga Golani kundrejt një traktati paqeje me Sirinë, por Siria nuk është gati për një marrëveshje të tillë tani”. Sipas artikullit të Rai Al-Youm, ajo që Netanjahu dhe të gjithë politikanët izraelitë, duke përfshirë edhe rivalin e tij më të madh gjeneralin Gantz, nuk e kuptojnë, është fakti se Siria ka dalë nga një krizë shtatëvjeçare, më solide dhe më e fortë se kurrë, me përvojë të konsiderueshme luftarake, aftësi të larta sulmuese dhe mbrojtëse, dhe më e rëndësishmja, Siria është e lidhur me boshtin e Rezistencës, bosht që nuk ka hyrë në ndonjë luftë pa fituar. Fronti i Golanit do të hapet në të ardhmen e afërt dhe ky territor, si të gjitha territoret e okupuara, do të ribanohet nga banorët e tij arabë, qoftë sirianë, libanezë apo palestinezë, dhe do të çlirohet si shumica e territoreve siriane që në të kaluarën, kishin dalë nga kontrolli i ushtrisë siriane. Njohja nga Trump ose Kongresi e aneksimit izraelit të lartësive të pushtuara të Golanit nuk do të ndryshojë faktin që ai është një territor i pushtuar që i përket Sirisë. Ky “njohje” do të jetë lojë me zjarrin që do t’i djegë jo vetëm gishtat e lojtarëve, por do të djegë edhe duart e tyre, njëjtë si ata që u përpoqën të shkatërronin Sirinë dhe të ndryshonin identitetin dhe rezistencën e saj gjatë shtatë viteve të kaluara.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor