page contents

Haradinaj: Raporti me Serbinë shpejtë do të zgjidhet, Kosova do të anëtarësohet në OKB

Avatar novinar | Mart 10, 2019


Haradinaj ka folur për taksën dhe mallrat që importohen nga Serbia e Bosnja e Hercegovina. “Vendimi Qeverisë sonë nuk është i drejtuar kundër popullit boshnjak, pasi që e dini si i kemi raportet me boshnjakët e Prizrenit, por edhe më të gjithë boshnjakët që jetojnë në Ballkan”, ka thënë ai. Haradinaj ka folur edhe për raportet me Serbinë, ku tha se shumë shpejt do të zgjidhen. “Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, shumë shpejtë do të zgjidhen dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në regjion, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësonte një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe të pranishmit për pjesëmarrje në 10 vjetorin e Partisë duke u shprehur e bindur se themelimi i kësaj partie para 10 vjetësh ka qenë domosdoshmëri e kohës dhe e nevojshme përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunitetit boshnjak që jeton në Kosovë.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor