page contents

Lideri suprem i Revolucionit Islamik: 22 Bahmani këtë vit, do të jetë më i madhërishëm se sa në vitet e kaluara

Avatar novinar | Februar 9, 2019


Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me komandantët dhe drejtuesit e lartë të forcave ajrore dhe kundërajrore të ushtrisë së Iranit në përvjetorin e besëlidhjes historike të forcave ajrore të Iranit me Imam Khomejnin (ra), themeluesin e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se pjesëmarrja e miliona qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, tregon pathyeshmërinë e popullit iranian përballë komploteve të armiqve dhe paraqet unitetin kombëtar të të gjithë qytetarëve iranianë.

Ajetullah Khamenei tha: “Kur është në pyetje ruajtja e Revolucionit dhe Republikës Islamike dhe e 22 Bahmanit, të gjitha mosmarrëveshjet humbin rëndësinë e vet dhe të gjithë qytetarët iranian dalin në skenë krah për krah me njeri tjetrin”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik e quajti regjimin amerikan burim të së keqes, dhunës, krijimit të krizës dhe luftënxitjes dhe shtoi: “Derisa regjimi i Amerikës ndjek politikën e djallëzisë, ndërhyrjes dhe poshtërimit; nuk do të ndalet motoja “Vdekje Amerikës” nga populli i Iranit”.

Ajetullah Khamenei në lidhje me propozimet e evropianëve për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore vendosjen në funksion të mekanizmit special financiar mes Evropës dhe Iranit, gjithashtu u ka sugjeruar drejtuesve të institucioneve shtetëror se që të mos u besojnë evropianëve, por të vështrojnë me dyshim dhe dilema qëndrimet e tyre.”

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Në lidhje me Amerikën, që nga disa vite të kaluar edhe procesit të negociatave bërthamore, edhe në takimet e private edhe në takimet e përgjithshme u është sugjeruar drejtuesve të qeverisë që mos u besojnë amerikanëve dhe tani ndodhi ky rezultat që po shihet, prandaj edhe ata funksionarë që më parë zhvillonin negociata me amerikanët, tani deklarojnë se amerikanët ja të pabesueshëm”.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor