Mesazhi i përdorimit të dronëve kundër mercenarëve sauditë në Jemen

Avatar novinar | Januar 12, 2019


Gjatë një operacioni me dronë të kryer nga ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit në provincën Lahixh, janë vrarë dhe plagosur mbi 150 mercenarë sauditë. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit të enjten kanë sulmuar vendin e paradës ushtarake në bazën Al-Anad në provincën Lahixh në jug të Jemenit. Sipas burimeve jemenase, gjatë këtij operacioni është plagosur Abdullah Al-Nakha’i, shefi i shtabit të për përgjithshëm të forcave të qeverisë në dorëheqje dhe janë vrarë disa komandantë të lartë ushtarakë të koalicionit agresor saudit. Si pasojë e këtij operacioni janë plagosur rënd edhe Saleh Al-Zandani, zv/shefi i shtati të përgjithshëm të forcave të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadit, Muhamed Saleh, shefi i inteligjencës dhe Thabit Xhavas, komandantë i lartë ushtarak i qeverisë në dorëheqje të Jemenit. Më herët Ushtria e Jemenit ka përdorur dronët për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite. Ushtria e Jemenit në përgjigje të krimeve të koalicionit saudit, ka përdorur dronët e tipit Gasef-1 për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në jug të Arabisë Saudite. Kjo bazë përdoret për të bombarduar Jemenin me avionët luftarakë të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor