Një lider i opozitës siriane: Shtetet arabe na hodhën neve si një letër në mbeturina

Avatar novinar | Januar 14, 2019


Gazeta “Al-Akhbar” e Libanit në një artikull të saj ka shkruar se një prej funksionarëve të opozitës siriane në mbledhjen e anëtarëve të grupeve të tjera opozitare të Sirisë, deklaroi: “Sipas asaj që pritej nga shumë njerëz, historia po përsëritet edhe një herë dhe shtetet arabe të Gjirit Persik neve na hodhën si një letër në mbeturina dhe duke marrë parasysh këto shtete nëpërmjet luftës nuk arritën ta rrëzojnë sistemin e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, tani neve na thonë se “nga sot e tutje, nuk kemi nevojë për ju dhe po ndjekim rrugë të tjera për realizimin e qëllimeve tona””.

Ai gjithashtu kritikoi rihapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara në Damask dhe rifillimin e marrëdhënieve politike me Sirisë dhe deklaroi: “Kur u informuam për qëllimin e EBA për rihapjen e ambasadës në Damask, menjëherë me anë të ndërmjetësuesve të mi kam kontaktuar autoritetet e EBA-ve, mirëpo ata në asnjë mënyrë nuk më kanë dhënë përgjigje të qarta për pyetjet e mia. Prandaj, për këtë arsye kam kontaktuar me një ndërmjetësues të Arabisë Saudite nga i cili kam kërkuar shpjegime në lidhje me këtë çështje. Mirëpo ai më është përgjigjur me arrogancë dhe mendjemadhësi të plotë duke më thënë: “Këto çështje nuk kanë lidhje me punën tuaj dhe nuk kanë asnjë lidhje me ju!””.

Ky opozitar sirian me qëndrim në Stamboll në vazhdim ka thënë: “Pak pas kësaj ngjarje dhe në kohën kur nuk kishim kurrfarë informimi paraprak, e kuptuam se janë marrë edhe vendime të tjera pa u konsultuar fare me ne që këto vendim ishin në lidhje me largimin e forcave amerikane nga Siria dhe ndezja e dritës së gjelbër për Turqinë që të ndërhyjë ushtarakisht në Siri, si dhe rifillimin e marrëdhënieve mes koalicionit arab dhe Bashar Arab”.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor