page contents

Opozita që synon ndryshimin e regjimit në Arabinë Saudite

Avatar novinar | Mart 14, 2019


Princi Khaled bin Farhan Al Saud, i cili u arratis në Gjermani në vitin 2007 nga frika e arrestimit nga autoritetet e mbretërisë saudite, e ka emëruar grupin e opozitës Lëvizja e Lirisë të Popullit të Gadishullit Arabik, njoftoi e përditshmja britanike The Independent. Lëvizja kryesisht kërkon të bëjë fushatë për realizimin e një “monarkie kushtetuese” në Arabinë Saudite, si dhe të organizojë zgjedhjet për të emëruar një kryeministër dhe kabinet qeveritar. Princi Farhan shpreson se ndryshime të tilla, do të zëvendësonin regjimin aktual absolut monarkik, i cili drejtohet nga një degë ekskluzive e familjes Al-Saud. Masat kanë për qëllim dhënien fund të shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut dhe pabarazisë në mbretëri dhe “përfundimisht” vendosjen e pushtetit në duart e popullit, tha Princi Farhan për të përditshmen britanike. Lëvizja gjithashtu do të përpiqet të mbrojë disidentët që ikin nga Arabia Saudite, duke u ofruar avokatë, përkthyes specialë dhe qasje në media për t’i ndihmuar ata të kërkojnë azil në Evropë.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor