Orban paralajmëron: Emigracioni përçan BE-në

Avatar novinar | Januar 12, 2019


“Në Bashkimin Evropian do të ketë dy civilizime: njëri i përzierë, mysliman dhe i krishterë në Perëndim, e tjetri tradicional, evropian i krishterë në qendër të Evropës”, tha Orban.

Orban paraqiti hapur synimin e tij për arritjen e një shumice antiemigracion në zgjedhjet parlamentare të bllokut, në muajin maj.

“Çështja më e rëndësishme politike për ne janë zgjedhjet e Parlamentit Evropian. 52% e hungarezëve besojnë se sfida më e madhe në BE është emigracioni. Vetëm ne mund të vendosim se me cilët duam të jetojmë në të ardhmen”, tha Orban.

Qeveria konservatore nacionaliste e Orbanit, që premton të vazhdojë rezistencën ndaj emigracionit masiv në vendet e BE-së, është përballur javët e fundit me një valë protestash masive.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit nuk iu referua fare kësaj situate, por preferoi të fliste për zëvendëskryeministrin italian të së djathtës ekstreme, për të cilin tha se është ende heroi i tij.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor


Gazi Husrev-beže ili: Bukagije

Gazi Husrev-beže ili: Bukagije