page contents

Presidenti irakian pret zyrtarisht presidentin iranian

Avatar novinar | Mart 12, 2019


Në këtë ceremoni pas këndimit të himneve kombëtare të Iranit dhe Irakut, z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Barham Salih, presidenti i Irakut, kanë prezantuar anëtarët e delegacioneve të lartë të të dy vendeve me njëri-tjetrin.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Irakut pas kësaj ceremonie, do të zhvillojnë një takim me pjesëmarrjen e delegacioneve të larta shtetërore të të dy vendeve dhe do të bisedojnë në lidhje me zgjerimin, thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të gjithanshme mes Teheranit dhe Bagdadit.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot (të hënën) në krye të një delegacioni të lartë politike dhe ekonomik ka arritur në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, për një vizitë treditore.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor