page contents

Ra’jul-Jeum: Së shpejti do të hapet fronti i Golanit

Avatar novinar | Mart 14, 2019


Gazeta “Ra’jul-Jeum” të mërkurën në editorialin e saj ka shkruar: “Pas disfatës së Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në krijimin e zonës të neutrale në jug të Sirisë dhe në formimin e një fronti në këtë zonë të mbikëqyrur nga forcat opozitare të qeverisë së Damaskut, senatori amerikan Lindsey Graham që është i afërt me Donald Trump, po përgatitet që ta çojë atë drejt njohjes zyrtare të pushtimit të Izraelit si sovranitet mbi Golanin e pushtuar me një sipërfaqe prej 1200 km2. Senatori Graham i cili së bashku me Netanjahun dhe David Fridman, ambasadorin e Amerikës në Palestinën e pushtuar, kanë vizituar Golanin e pushtuar, dje ka deklaruar se kur të kthehet në Uashington do të bëjë përpjekje që ta bindë presidentin amerikan Donald Trump për ta njohur Golanin e pushtuar nën sundimin e Izraelit dhe aneksimin e këtij rajoni në territoret e pushtuara si dhe do t’a bindë Ted Kruz, senatorin sionist, që ta paraqet dhe të arsyetojë këtë çështje në Kongresin e Amerikës”.

Në këtë editorial ndër të tjera thuhet: Beniamin Netanjahu në një të ardhme të afërt do të shkojë në Uashington për të marrë pjesë në konferencën e AIPAC, organ ky që konsiderohet koka e gjarprit të lobit sionist në kryeqytetin e Amerikës dhe konferenca vjetore e kësaj organizata do të zhvillohet më datë 26 të këtij muaji ku pritet që Netanjahu të takohet edhe me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ra’jul-Jeum shkruan se Beni Gantes, rivali i Netanjahut nga partia “E Kaltër dhe e Bardhë”, shpalljen e sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë e Golanit nga ana e Shtëpisë së Bardhë e konsideron një kartë fituese të fortë për Netanjahut në zgjedhjet e ardhshme të regjimit sionist e cila mund ta garantojë fitoren e tij”.

Kjo gazetë në lidhje me reagimin e Damaskut ndaj këtyre deklaratave të senatorit amerikan Graham, ka shkruar se Ministria e Jashtme e Sirisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka dënuar deklaratën e Graham dhe premtimet e tij për regjimin sionist dhe i ka konsideruar ato karakteristikë të arrogancës së Amerikës në formën më barbare. Mirëpo nga ana e Fejsal Mekdad, zv/ministrit të punëve të jashtme të Sirisë, i është dërguar Izraelit një mesazh më i rëndësishëm nëpërmjet Kristian Lond, komandantit të forcave speciale ndërkombëtare, në të cilin është theksuar se Sirisë mund të përdorë forcën ushtarake për ta çliruar Golanin e pushtuar, nëse forcat izraelit nuk tërhiqen nga ky rajon.

Gazeta “Ra’jul-Jeum në vazhdim shkruan: “Përkundër premtimeve të Graham, Martin Andik, zv/sekretari amerikan i shtetit dhe ish-ambasadori amerikan në Tel Aviv, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar se Golani është territor i Sirisë dhe ai që mundohet të aneksojë atë në territoret e Izraelit, në realitet ka luajtur me zjarr”.

Ra’jul-Jeum shkruan: Atë çfarë nuk e di Netanjahu dhe të politikanët e tjerë izraelit është kjo që Siria tani ka dal më e fuqishme nga kriza tetë vjeçare dhe ka vërtetuar eksperiencën e luftës dhe forcën sulmuese dhe mbrojtëse në mënyrë më të mirë dhe më e rëndësishme është kjo që Damasku është i integruar në Boshtin e Rezistencës dhe ky front që nga viti 1973, në çdo luftë që ka hyrë me Izraelin, ka dalë ngadhënjimtar. Ushtria e Sirisë me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe të forcave të Hezbullahut të Libanit ka arritur të marrë në dorë kontrollin e plotë të rajoneve në pjesën jugore të Sirisë dhe këto rajone përsëri t’i kthejë nën sovranitetin e qeverisë së saj duke i dhënë fund kështu pushtimit të këtyre rajoneve nga grupet terroriste dhe mercenare të mbështetura nga regjimi sionist dhe të rihap korridorin Nasib-Xhabir në kufijtë e përbashkëta mes Jordanisë dhe Sirisë, ndërkohë që Izraeli nuk ka mundur të shkrepë asnjë plumb për t’i realizuar kërcënimet e tij kundër forcave siriane dhe aleateve të tyre. Në këtë mënyrë fronti i Golanit të pushtuar mund të hapet së shpejti dhe ky rajon të kthehet përsëri te pronarët e tij të vërtetë.

 

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor