page contents

Ruhani thekson kthimin e shpejtë dhe të sigurt të myslimanëve Rohingya në Mianmar

Avatar novinar | Mart 12, 2019


Sot presidenti i Republikës Islamike të Iranit mori letrat kredenciale të Mokio Avang ambasador i ri i Mianmarit në Teheran. Me këtë rast ai theksoi vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Mianmar me anë të bashkëpunimit të etnive dhe grupeve të ndryshme në këtë vend dhe shpresoi se me përpjekjet e bëra nga qeveria e Mianmarit stabiliteti dhe siguria në këtë vend do të vendoset dhe do të krijohen kushtet për kthimin e të shpërngulurve në Mianmar. Presidenti Ruhani gjithashtu theksoi potencialet e mira për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Mianmarit dhe shtoi: Irani dhe Mianmari mund të bashkëpunojnë në fushën teknike dhe inxhinierike, investime, tregti dhe turizëm duke zgjeruar marrëdhëniet mes tyre. Mokio Avang ambasadori i Mianmarit në Teheran, falënderoi qëndrimet konstruktive të Iranit lidhur e Mianmarin. Avang sa i përket gjendjes së myslimanëve Rohingya tha: Qeveria e Mianmarit po bën të gjitha përpjekjet për kthimin e të shpërngulurve në vendin e tyre dhe në këtë mes është arritur një akord me Bangladeshin dhe me agjencinë përkatëse të OKB.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor