page contents

Spanja: S’ka ngjashmëri mes Katalonjës e Kosovës

Avatar novinar | Mart 14, 2019


Ministri i Jashtëm i Spanjës, Joseph Borell, deklaroi në Beograd se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonjës nuk janë të njëjtë, derisa bëri thirrje për një zgjidhje kompromisi përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë spanjolle ripërsëriti se Madridi e kundërshton pavarësinë e Kosovës. “Këto dy situata nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk lidhet me gjendjen e Katalonjës. I përsërita presidentit dhe Ministrit të Jashtëm qëndrimin e Spanjës për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës,” tha Borell në konferencën për mediat. Sipas një njoftimi të kabinetit të presidentit Vuçiç, ministri Borell, i cili po qëndron për vizitë në Serbi, tha se njohja e Kosovës është e papranueshme pasi “bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”. Para deklaratave të kryediplomatit spanjoll, shefja e Politikës së Jashtme e BE-s, Federica Mogherini, përsëriti thirrjet për rifillimin e dialogut dhe për këtë kërkoi shfuqizimin e tarifës për mallrat serbe nga ana e Kosovës.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor