page contents

Turqia bën thirrje për kontroll të përbashkët me Rusinë dhe Iranin të largimit të SHBA nga Siria

Avatar novinar | Januar 11, 2019


“Shtetet e Bashkuara po përballen me disa vështirësi në procesin e tërheqjes së trupave nga Siria. Ne duam ta koordinojmë këtë proces së bashku me Rusinë dhe Iranin, me të cilët kemi rregulluar punën në kuadrin e procesit të Astanasë. Kjo është e nevojshme në mënyrë që organizatat terroriste të mos mbushin boshllëkun pas tërheqjes së SHBA, “tha diplomati turk. Deklarata vjen një ditë pasi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA Xhon Bolton e përshkroi si ‘të gabuar dhe ofendues’ artikullin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbi tërheqjen e SHBA nga Siria, të botuar në New York Times. Më parë, Erdogan, duke komentuar deklaratën e Boltonit lidhur me një operacion të mundshëm turk kundër forcave kurde, e kritikoi atë duke thënë se Turqia kurrë nuk mund të bëjë kompromis mbi çështjen e milicisë kurde të YPG, pasi sipas presidentit turk ata kurrë nuk kishin luftuar kundër ISIS-it. Turqia, së bashku me Rusinë dhe Iranin, është garantuesi i armëpushimit në Siri.

BURIMI

 



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor