Vuçiçit i kërkohet të paraqesë “planin e tij për Kosovën”

Avatar novinar | Januar 14, 2019


Përmes një deklarate, ata e akuzuan Vuçiçin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë është tërhequr nga Kosova”. Organizatorët e protestave thanë po ashtu se presidenti i Serbisë “i ka instaluar kriminelët e tij që të qeverisin me territorin e askujt, pasi i ka tërhequr institucionet serbe nga veriu i Kosovës”. Në deklaratë thuhet se Vuçiç e ka bërë betimin e presidentit duke u zotuar se “do të mbrojë Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ndërsa “sot ai flet për ndryshim të kufijve”. Protestat antiqeveritare në Serbi mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori. Protestat kanë filluar me sloganin “Stop bluzave të përgjakshme”, pasi njëri prej udhëheqësve të koalicionit opozitar “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviq, është rrahur në Krushevc. Protestat kanë vazhduar edhe me parullën “Një nga pesë milionë”, si përgjigje ndaj deklaratës së Vuçiçit se mund të mblidhen pesë milionë njerëz, porse ai nuk do t’iu nënshtrohet presioneve nga rruga.

 



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor


Gazi Husrev-beže ili: Bukagije

Gazi Husrev-beže ili: Bukagije