Zbulime tronditëse të “The Guardian” për skllavërinë seksuale në kampin e MEK (+18)

Avatar admin | Decembar 11, 2018


Kohëve të fundit disa pjesë të tjera të këtij raporti të “The Guardian” janë publikuar në sferën virtuale ku tregohet sjellja çnjerëzore dhe barbare e këtij grupi terrorist ndaj femrave dhe familjeve të anëtarëve të tij. Në vijim po sjellim një pjesë tronditëse të raportit të “The Guardian”.

Raporti i gazetës britanike “The Guardian” fillon me rrëfimin e fatit të një çifti me emrin Mostafa dhe Rababe Muhamedi të cilët janë prindërit një vajze me emrin Someje e cila po mbahet e izoluar dhe e burgosur në kampin e grupit terrorist MEK. Këta dy prindër kërkojnë lirimin e vajzës së tyre dhe sipas gazetës “The Guardian”, këta kanë marrë edhe avokat dhe e kanë paraqitur çështjen në gjyq. Megjithëkëtë në këtë raport thuhet se këto dy persona janë nën vëzhgimin e forcave të sigurisë dhe inteligjencës dhe kohë pas kohe edhe merren në pyetje dhe në një rast Mostafa edhe është rrahur fizikisht nga katër anëtarë të grupit terrorist MEK në Shqipëri.

Ky raport i “The Guardian” natyrisht se nuk përfundon me këtë dhe gazetari i kësaj gazete në një intervistë me disa ish-anëtarë të këtij grupi terrorist, zbulon edhe ngjarje shumë tronditëse të skllavërimit seksual, detyrimit të grave që të divorcohen dhe ndahen nga burrat e tyre, heqja e mitrës së grave, torturimi dhe shumë raste të tjera që në llojin e vet paraqesin dokumente dhe dëshmi të reja të trajtimit barbarë dhe çnjerëzor të shekujve të Mesjetës në grupin terrorist MEK.

“The Guardian” duke folur për operacionin ushtarak “Forugh Xhavidan” të grupit terrorist MEK gjashtë ditë pas pranimit të armëpushimit në vitin 1989 që rezultoi me operacionet ngadhënjimtare “Mersad” dhe me neutralizimin dhe disfatën e rëndë të grupit terrorist MEK në kufijtë perëndimor të Iranit, shton se Masud Raxhavi në një analizë imagjinare dhe tërësisht të kundërt me atmosferën e brendshme të Iranit, kishte parashikuar që me këtë operacion do të ndodhet një revolucion tjetër në Iran dhe para fillimit të këtij operacioni u kishte thënë anëtarëve të grupit terrorist MEK: “Ky sulm do të shndërrohet në një Bahman të madh ju do të jeni si peshqit që notojnë në oqeanin e popullit. Prandaj nuk keni nevojë të merrni asgjë me vete, sepse populli do t’iu japë çdo gjë për të cilën keni nevojë”.

The Guardian në raportin e saj ka zhvilluar intervistë edhe me një person të quajtur Mehrad i cili ka qenë ushtar iranian në operacionin Mersad kundër grupit terrorist MEK. Ai për “The Guardian” ka thënë: “Strategjia ushtarake e tyre (grupit MEK) ka qenë e marrë dhe budallallëk i plotë. Ata në rrugë dhe në autostradë marshonin drejt Teheranit dhe ne shumë shpejtë kemi vrarë shumë prej tyre… Të vrarët e tyre kishin rënë në të dy anët e rrugës…”. The Guardian tregon se pas operacionit Mersad, grupi MEK u rrethua dhe izolua në kampin Ashraf që ky kamp më konsiderohej një vend internimi për ata. Sipas raportit të The Guardian, pas disfatës që pësoi ky grup në operacionin Mersad, u kishte ndjekësve të tij se kjo disfatë nuk kishte pasur arsye ushtarake, por kishte rrënjë në ndjenjat e forcave në dashurinë e tyre për grat e veta e cila kishte dobësuar vullnetin e tyre për të luftuar. The Guardian shkruan: “Në bazë të kësaj në vitin 1990, të gjithë çiftët e martuar që jetonin në kampin Ashraf, u detyruan të shkurorëzohen. Bashkëshortët u ndan nga njëri-tjetri dhe fëmijët e tyre u dërguan në Evropë nën përkujdesjen e simpatizuesve të grupit MEK”. The  Guardian më pas në një raport tronditës shkruan: “Anëtarët e këtij grupi u detyruan për çdo ditë në mëngjes në mbledhjet e pohimeve, të pohojnë dhe të raportojnë haptazi çfarëdo lloj mendimi dhe prirje seksuale të tyre. Një prej ish-anëtarëve të grupit terrorist MEK i ka treguar gazetës The Duardian plagët e këmbëve dhe duarve të tij duke përfshirë edhe gjurmët e djegies me cigare mbi krah dhe ka rrëfyer për torturat disa javore që ka vuajtur në kampin Ashraf”.

The Guardian më pas bënë një intervistë me një grua me emrin Batul Solltani e cila në vitin 1990 ishte detyruar të divorcohet nga burri i saj dhe dy fëmijët e mitur të saj MEK i kishte dërguar në Evropë. Ajo thotë: “Masud Raxhavi shumë herë më ka detyruar të marrë pjesë në marrëdhënie seksuale grupore dhe …. Marjam Raxhavi e ndihmonte Masud Raxhavi në kryerjen e marrëdhënieve seksuale të detyrueshme”. The Guardian më pas duke cituar një femër me emrin “Zahra Mu’ini”, ish-pjesëtare e sigurimit personal të Marjam Raxhavi, shkruan: “Ndarja e grave nga burrat e tyre dhe martesa e tyre me Masud Raxhavi, bëhej kryesisht për shkak kërcënimeve që bëheshin ndaj tyre”. Ish-truproja e Marjam Raxhavi i ka thënë “The Guardian”: “Marjam Raxhavi në këtë skllavërim dhe shfrytëzim seksual, lexonte betimin e martesës së Masud Raxhavi që e bënte me viktimat dhe ato të cilat nuk pranin të martoheshin, pas një kohe zhdukeshin pa gjurmë”. The Guardian gjithashtu rrëfen edhe një krim tjetër të grupit terrorist MEK i cili është bukur i ngjashëm me torturat e shekujve të Mesjetës dhe duke cituar dy gra me emra Zahra Bagheri dhe Fereshte Hedajati, shkruan: “Në kampin Ashraf pa kurrfarë marrje të pëlqimit, bëhej ndërhyrja kirurgjike për nxjerrjen e mitrës së femrave dhe këto dy gra ishin prej viktimave të këtij krimi… Këtyre grave u ishte thënë se ky veprim paraqet kulmin e besnikërisë ndaj Masud Raxhavi”.

The Guardian në një pjesë të këtij raporti të gjatë ka trajtuar edhe çështjen e buxheteve të mëdha të grupit terrorist MEK i cili shpenzon për programet dhe qëllimet e veta dhe në lidhje me këtë ka zhvilluar një intervistë edhe me Yervand Abrahamian, historian dhe profesor i Universitetit të New Yorkut. Abrahamian thotë: “Këto para me pa dyshim se sigurohen nga Arabia Saudite. Nuk ekziston asnjë faktor tjetër që të mund të financojë këtë grup deri në këtë nivel”.

BURIMI



Komentari

Trenutno Ova Stranica nije funkcionalna.

Ostavite odgovor


Gazi Husrev-beže ili: Bukagije

Gazi Husrev-beže ili: Bukagije